
Qytetari me emrin Durim Aliu, që paralajmëroi organizim të protestës më 1 nëntor, është tërhequr nga organizimi.
Në një reagim publik, ai ka treguar arsyen e tërheqjes nga organizimi i protestës, duke përmendur emrat e Daut Haradinaj e Sami Lushtakut, dy politikanë të rëndësishëm në skenën politika kosovare.
“Keni thënë se e ka mbrapa Daut Haradinajn e Sami Lushtakun, në fakt ata më kanë mbrapa mua. Për mua, këto janë nder, por unë qëndroj me emrin dhe bindjet e mia!” – ka shkruar Aliu, ndër të tjera.
Postimi i plotë:
REAGIM PUBLIK!
Nga roli i organizatorit tërhiqem, jo nga frika, por sepse nuk mund të pranoj që organizimi të shoqërohet me fyerje e sharje ndaj çlirimtarëve tanë. Kjo është arsyeja ime!
Keni thënë se e ka mbrapa Daut Haradinajn e Sami Lushtakun, në fakt ata më kanë mbrapa mua. Për mua, këto janë nder, por unë qëndroj me emrin dhe bindjet e mia!
E ju, zagartë e VV që fshiheni pas ekraneve, lehni sa të doni —Trimërinë time quajeni si të doni, por nuk më frikësoni dhe nuk më përkulni!
Në protestë do të jem ndër të parët!
1 NËNTOR | ORA 12:00
SHESHI SKËNDERBEU, PRISHTINË
PUSHKA TOP! KOKËN LART!



