Danimarka i kërkon Trumpit të ndalë k€rcënimet për aneksimin e Grenlandës

Kryeministrja Mette Frederiksen thotë se SHBA-ja nuk ka asnjë të drejtë të marrë Grenlandën, ndërsa Trump e justifikon interesin me “sigurinë kombëtare”.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të ndalë kërcënimet për aneksimin e Grenlandës, duke theksuar se një veprim i tillë është në kundërshtim të plotë me ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin e popujve.

banner

“Nuk ka absolutisht asnjë kuptim të flitet për nevojën që Shtetet e Bashkuara të marrin Grenlandën. SHBA-ja nuk ka të drejtë të aneksojë një nga vendet e Mbretërisë Daneze,” shkroi Frederiksen në një deklaratë publike.

Reagimi erdhi pas deklaratave të përsëritura të Trump, i cili tha se SHBA-së i “duhet Grenlanda” për arsye të sigurisë kombëtare, duke përmendur praninë ruse dhe kineze në rajonin arktik. Ai pretendoi gjithashtu se një veprim i tillë do të ishte edhe në interes të Bashkimit Evropian.

Tensionet u rritën edhe më tej pasi Katie Miller, bashkëshortja e këshilltarit të lartë të Trumpit, Stephen Miller, publikoi në rrjetet sociale një imazh të flamurit amerikan mbi hartën e Grenlandës me mbishkrimin “SË SHPEJTI”, veprim që autoritetet daneze e cilësuan si të papërgjegjshëm dhe të pahijshëm.

Kryeministri danez Nielsen deklaroi se Danimarka është e hapur për dialog, por vetëm përmes kanaleve diplomatike dhe me respekt të plotë ndaj ligjit ndërkombëtar, jo përmes postimeve provokuese në rrjetet sociale.

Frederiksen rikujtoi gjithashtu se Danimarka dhe Grenlanda janë anëtare të NATO-s, çka nënkupton se mbulohen nga garancia e sigurisë së aleancës. “Grenlanda u përket grenlandezëve dhe nuk është në shitje,” theksoi ajo.

Këto zhvillime vijnë në një klimë të tensionuar ndërkombëtare, vetëm pak ditë pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë dhe arrestimit të presidentit Nicolás Maduro, duke shtuar shqetësimet evropiane për një qasje gjithnjë e më agresive të Uashingtonit në arenën globale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.