Vjosa Osmani: Ibrahim Rugova është arkitekti i pavarësisë, ati themeltar i Republikës së Kosovës

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka bërë homazhe në nderim të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në 20 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit historik, Osmani ka pasur fjalë të mëdha për Rugovën.

banner

Osmani e ka cilësuar Rugovën si arkitekt të pavarësisë së Kosovës.

“Sot është 20-vjetori i shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, arkitektit të pavarësi, njeriut që i dha gjithçka Republikës tonë dhe ndërtoi vizionin për të ecur përpara edhe brezat që do të vijnë pas nesh. Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci” – ka vlerësuar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.