23 vjet nga vrasja e Sebahate Tolajt, luftëtares së UÇK-së dhe polices së Kosovës

Sot janë bërë 23 vjet nga vrasja e Sebahate Tolajt, një prej grave të para që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit, shkruan Gazeta Politika.

Tolaj, e lindur në vitin 1968, gjatë luftës iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke dhënë kontribut në luftën për lirinë e Kosovës.

Pas përfundimit të luftës, ajo vazhdoi t’i shërbente vendit si pjesëtare e Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës.

Më 24 nëntor 2003, Sebahate Tolaj u vra së bashku me bashkëluftëtarin dhe kolegun e saj policor, Jusuf Haklaj, derisa po kryenin detyrën.

“Sebahate Tolaj mbetet simbol i përjetshëm i drejtësisë, integritetit dhe sakrificës për shtetndërtimin e Kosovës. Lavdi dhe nderim për jetën dhe veprën e saj”, thuhet në përkujtimin e publikuar nga aktivisti Valon Qorri.

Tolaj kujtohet për kontributin e saj në dy periudha vendimtare për Kosovën: fillimisht si luftëtare e UÇK-së dhe më pas si pjesëtare e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.