
Katër persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Sipas burimeve të KOHËS brenda Prokurorisë, arrestimet janë kryer sot.
Lidhur me rastin e vrasjes së saj janë arrestuar edhe bashkëshorti dhe kunati i saj i cili dyshohet ta ketë kryer krimin.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Peja, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë, nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Para vrasjes, Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga institucionet dhe kishte pasur urdhër mbrojtës, ndërsa tri ditë para se të vritej i ishte drejtuar edhe kryeprokurores së Pejës për të shprehur shqetësimin për sigurinë e saj.
Pas rastit u suspenduan kryeprokurorja dhe prokurorja e rastit, si dhe 11 zyrtarë policorë. Ndërkaq drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dha dorëheqje. Vrasja nxiti protesta, me kërkesa për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për këtë rast.



