Kupchan: Partneri kryesor i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor është BE-ja, jo Rusia

Charles Kupchan, Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, ka folur në lidhje me Rusinë dhe Milorad Dodikun, liderin e Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercogovinë.

Sipas Kupchanit, Rusia favorizon paqëndrueshmërinë.

banner

“Duke qenë se Dodiku është pro-rus dhe duke pasur parasysh që Rusia favorizon paqëndrueshmërinë në rajon, gjë për të cilën edhe njihet Republika Srpska, kjo në një far mënyre e vendos Uashingtonin dhe Moskën në të njëjtën vijë kur bëhet fjalë për Bosnjën dhe Hercegovinën” – tha Kupchan për REL-in.

Duke folur për marrëdhëniet transatlantike në Radio Evropën e Lirë, Kupchan vlerësoi se partneri kryesor i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor është BE-ja, jo Rusia.

Partner kryesor i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor është BE-ja, jo Rusia. Për këtë arsye ajo që duhet parë është një bashkëpunim dhe diplomaci shumë më e intensifikuar mes ShBA-së dhe BE-së, edje pse është e vështirë tani, duke pasur parasysh që marrëdhënie ShBA – Evropë në këtë pikë nuk janë në një gjendje të mirë” – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.