Tragjedi në Gadime: Ndërron jetë nxënësi Zejn Zejnullahu pas nxjerrjes nga lumi

I mituri u gjet në lumin e fshatit në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë përpjekjeve për reanimim.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gadime, ku nxënësi Zejn Zejnullahu, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur në lumin e fshatit dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

banner

Lajmi është konfirmuar nga të afërmit dhe personat që i dolën në ndihmë në vendin e ngjarjes. Ata bënë të ditur se, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të vendasve dhe ekipeve mjekësore për ta shpëtuar, i mituri nuk arriti të mbijetojë.

“Pas një përpjekjeje të madhe nga ne, banorët dhe mjekët, nxënësi ynë Zejna nuk arriti të shpëtojë. Lusim Zotin e madh të mos ketë më raste të tilla. Ngushëllime familjes”, ka shkruar Driton Shabiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.