Zelensky: Putin le të vijë në Kiev, po ia mbajti

Zelensky fton Putin në Kiev. Presidenti i Ukrainës refuzoi në mënyrë kategorikë mundësinë e takimit të homologut rus në Moskë, por e ftoi atë publikisht në kryeqytetin e shtetit të tij.

“Sigurisht, për mua është e pamundur që të takohem me Putinin në Moskë. Do të ishte njësoj si ta prisja atë këtu në Kiev. Megjithatë mund ta ftoj atë në kryeqytet, ta lejoj që të vijë këtu. Madje po e ftoj publikisht. Nëse ka guxim, natyrisht, le të vijë”, tha Zelensky, transmeton A2.

banner

Lideri ukrainas shtoi se dëshiron të arrijë një marrëveshje konstruktive për një fund të vërtetë të luftës dhe të organizojë një ballafaqim sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërkohë, një lajm pozitiv konfirmohet nga Moska zyrtare. Rusia ka pranuar që të frenojë sulmet në Ukrainë deri të dielën e 1 shkurtit, në një përgjigje për kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump, për të krijuar kushte më të favorshme për negociatat e paqes. Këtë e deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Megjithatë, Kievi ka raportuar një natë të mbushur me sulme raketore dhe mbi 100 dronë, ku 80 prej tyre janë neutralizuar nga mbrojtja ajrore. Sa i përket negociatave të paqes, presidenti Zelenski nënvizoi se është i gatshëm për kompromise të vështira për fundin e luftës, por shton se edhe Rusia duke të pranojë një gjë të tillë.

“Bëhet fjalë për një ndryshim të integritetit territorial të Ukrainës”, theksoi ai. Zelenski shtoi gjithashtu se data për takimet mes Kievit, Moskës dhe Uashintonit mund të ndryshojë për shkak të tensioneve me Iranin.

Ndërkohë, dimri i ashpër është një tjetër armë që po dëmton rëndë ukrainasit. Agjencia meteorologjike shtetërore ka parashikuar një rënie drastike të temperaturave, duke mbërritur deri në -30 gradë celsius. Situata bëhet alarmante pasi miliona njerëz po jetojnë pa furnizim me energji elektrike apo ngrohje

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.