Merovci: Ibrahim Rugova i dhuroi gurë Bill Clintonit për të shpëtuar familjen, Kosovën dhe Ballkanin

Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës, ish-president historik i Kosovës, është përfshirë në debatin e krijuar ditëve të fundit rreth dhurimit të gurëve, një praktikë e etabluar dhe zbatuar me zell e vullnet nga ana e Rugovës, shkruan Gazeta Politika.

Ndonëse nuk ia përmendi emrin, Merovci u përfshi në debatin që shkaktoi një deklaratë e Baton Haxhiut, analist, i cili deklaroi se në kohën kur ishte peng më 1999, Rugova i dhuroi gurë Sllobodan Millosheviqit, ish-president autoritar i Jugosllavisë, i njohur ndryshe si Kasapi i Ballkanit.

Merovci ka treguar një histori interesante të Rugovës me Bill Clintonin, president i ShBA-së, shkruan Gazeta Politika.

“Me shkas!

Për ta shpëtuar familjen, Kosovën dhe tërë Ballkanin, Dijetari RUGOVA i pati dhuruar Presidentit KLLINTON në vitin 1998 një gurë të çmueshëm opali!

Të zitë e ullinit e pata hequr nëpër kufijtë europian derisa e sollëm këtë guri rreth 1 kg nga Kosova në Shtëpinë e Bardhë!

Përveç këtij guri, Dijetari ia pati dhuruar edhe një ‘Karrocë Ilire’ në miniaturë të punuar nga një qytetar i Kosovës! Asokohe kritika kishte ironizuar me këto veprime të Dijetarit!

By the ëay: Kollaret (kravatat) shumë të ngjajshme! Rastësi, kimi apo telepati?!” – ka shkruar Merovci në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi të çastit të Rugovës dhe Clintonit./Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.