Garçeviq: Serbia ka investuar shumë në lobim në ShBA, Kosova ta bëjë të njëjtën gjë

Vesko Garçeviq, profesor i Praktikës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit, ka folur në lidhje me lobimin në Amerikë.

Sipas Garçeviqit, Serbia ka investuar shumë në këtë pjesë.

banner

Në një intervistë për REL-in, Garçeviq ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që ta bëjë të njëjtën gjë.

“Serbia, sidomos, ka investuar jashtëzakonisht shumë, si financiarisht, ashtu edhe përmes lidhjeve të saj, në ndërtimin e rrjetit të lobimit. Ndaj, po të isha në vendin e Qeverisë së Kosovës, do ta bëja të njëjtën gjë. Do të mendoja për të angazhuar dikë me ndikim që i përfaqëson interesat e Kosovës – jashtë zyrës diplomatike që Kosova ka në Uashington” – theksoi Garçeviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.