Hysni Gucati me thirrje për protestuesit në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë thirrje që në protestat në Tiranë të mos përdoren simbolet e UÇK-së.

Në një reagim të publikuar nga kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është thënë se po bëhet përpjekje e vazhdueshme për manipulim politik e instrumentalizim të simboleve të UÇK-së në protestat në Tiranë, shkruan KOHA.

banner

“Është e papranueshme dhe fyese për dinjitetin e luftës sonë që në emër të UÇK-së, të flasin dhe të paraqiten individë apo grupe që për vite me radhë kanë tentuar ta zbehin, ta devijojnë dhe t’ia ulin vlerën luftës sonë çlirimtare. OVL e UÇK-së rithekson me përgjegjësi të plotë se kauza e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i asnjë agjende politike të ditës apo i interesave të ngushta personale e partiake. OVL e UÇK-së u bën thirrje organizatorëve të protestës në Tiranë që ta garantojnë integritetin e protestës dhe të mos lejojnë asnjë përpjekje për manipulim, keqpërdorim apo vetëdeklarim të rremë në emër të ish-ushtarëve apo veteranëve të UÇK-së. UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë dhe sakrificës së popullit tonë dhe duhet trajtuar me respekt, jo për përfitime politike”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.