Avdullah Hoti bën thirrje për reagim qytetar: Çështja e gazit amerikan është provë për orientimin strategjik të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish lidhur me projektin e gazit amerikan, duke e cilësuar atë si një çështje që tejkalon aspektin energjetik dhe lidhet drejtpërdrejt me orientimin strategjik të Kosovës.

Në një postim publik, Hoti ka thënë se projekti i gazit është një test për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleancën euroatlantike.

banner

“Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie, është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Hoti ka vlerësuar se heshtja nuk është zgjidhje në rrethanat aktuale dhe ka bërë thirrje për reagim qytetar.

“Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion. Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të largohet nga rruga euroatlantike që e ka ndjekur ndër vite.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.