
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do t’i fillojë komunikimin me partitë tjera, posa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ai u është përgjigjur shkurt gazetarëve pas hapjes së Edicionit të 8-të të Festivalit Multikulturor dhe Ekspozitës Mobile “KRAH”.
“Po sa të certifikohet rezultati do t’i fillojmë komunikimet menjëherë”, ka thënë shkurt Kurti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor para se t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka theksuar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të nxirren nga institucionet përkatëse./Koha



