Bistrot franceze drejt zhdukjes, po zëvendësohen me fast-food dhe lokale qebapësh

Pronaret paralajmërojnë se rrjeti i vogël i restoranteve tradicionale po zhduket shpejt, ndërsa amerikanizimi i zakoneve të të ngrënit po ndryshon kulturën gastronomike të Francës.

Në Francë, shumë restorante tradicionale po mbyllen për shkak të kostove të larta dhe rënies së numrit të klientëve, duke hapur rrugën për fast-food dhe lokale qebapësh. Celine Viale, presidente e sindikatës së pronarëve të restoranteve në nivel departamenti, tha se mes qershorit 2024 dhe qershorit 2025, rreth 9,800 restorante u mbyllën përfundimisht, ndërsa xhiroja mesatare ra me 22%, shkruan BBC.

banner

Shumë të rinj shmangin restorantet tradicionale, duke preferuar drekë të shpejtë ose fast-food. “Brezi i ri nuk është rritur duke ngrënë në mënyrën tradicionale franceze. Amerikanizimi i zakoneve të të ngrënit ka ndodhur shumë shpejt,” shpjegon Viale.

Bernard Boutboul, themelues i firmës konsulence Gira, thotë se kostot e lëndëve të para për restorantet u rritën mesatarisht me 16% nga fundi i vitit 2022 deri në mes të vitit 2024, ndërsa disa pronarë rritën çmimet mbi 20%, duke krijuar presion mbi fitimet.

Disa restorante të reja, si La Nouvelle Garde, po ofrojnë alternativa më të lira dhe më të shëndetshme, por rrjeti tradicional i vogël po zhduket. Viale paralajmëron një të ardhme me dy nivele: disa do të hanë në restorante gastronomike shumë të shtrenjta, ndërsa shumica tjetër do të vazhdojë të hajë në shtëpi ose në mënyrë jo të kënaqshme.

Kjo zhdukje e bistrove tradicionale rrezikon të fshijë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore franceze të njohur edhe nga UNESCO si Trashëgimi Kulturore Jomateriale e Njerëzimit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.