Muhamet Alidemaj, i akuzuar për krime lufte në Izbicë, i ulet dënimi në rigjykim

Gjykata Themelore e Prishtinës edhe në rigjykim e ka dënuar me 13 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte në Izbicë Muhamet Alidemajt.

“… Është fajtor se ka kryer veprën penale të bashkëkryerjes ‘Krim i luftës kundër popullsisë civile’ të sanksionuar sipas nenit 142 lidhur me nenin 22 të ish-ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë … të akuzuarin Muhamet Alidemaj e shpall fajtor dhe e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 13 vjetësh”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, në seancën e mbajtur të hënën ku është shpallur aktgjykimi, shkruan KOHA.

banner

Ismaili ka theksuar se në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit, nga 31 marsi i viti 2021.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 12 korrik 2024 e pati shpallur Alidemajn fajtor dhe e pati dënuar me 15 vjet burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.