
Augustin Palokaj, korrespodent i grupit KOHA, e ka komentuar përfshirjen e Miroslav Lajçak, ish i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në dosjen e Jeffrey Epstein.
Palokaj e ka kritikuar ashpër Lajçakun.
“Pastaj e kemi Miroslav Lajçakun, ai ka dhënë dorëheqje nga posti i fundit që ka pasur si këshilltar për siguri kombëtare të kryeministrit të Sllovakisë. Lajçak ka dëshmuar me sjelljen e tij në katër ditët e fundit që është thjesht një gënjeshtar. Të premten ka thënë se asnjëherë nuk ka shkëmbyer mesazhe ku janë përmendur femrat, të shtunën ka dhënë dorëheqje ndërsa dje në një intervistë në radio ka thënë se nuk i kujtohet ky komunikim por kur i lexon këto mesazhe ndjehet si idiot”, ka deklaruar Palokaj.



