Tentoi ta grabiste pompën e derivateve, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

Një person i maskuar dyshohet se ka tentuar të grabisë një pikë karburanti në Prishtinë, duke kërcënuar 2 punëtorë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 21:37, në rrugën “Lidhja e Lezhës”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari u kishte kërkuar para punëtorëve, por pasi nuk kishte arritur t’i merrte, kishte hequr maskën dhe ishte larguar.

“I dyshuari, pasi nuk ka arritur të marrë para, e kishte hequr maskën duke u thënë ankuesve se ‘ka bërë shaka’ dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin policor.

Pas një kohe, i dyshuari është paraqitur te zyrtarët policorë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Policia ka konfiskuar thikën që dyshohet se ishte përdorur gjatë incidentit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.