Ambasadori i Italisë ia uron Abdixhikut rikonfirmimin si kryetar i LDK, flasin për formimin e institucioneve

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka vizituar zyret e LDK-së, ku është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Në takim, ambasadori Antonini ka uruar Abdixhikun për rikonfirmimin si kryetar i LDK-së.

banner

“Sapo u takova me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, për ta uruar për rikonfirmimin e tij si lider i partisë,” ka deklaruar ambasadori Antonini.

“Diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë, qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit, si dhe për nevojën urgjente për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja” – shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.