
Artan Muhaxhiri, analist politik, ka folur për situatën politike në Kosovë.
Në një paraqitje në KTV, Muhaxheri ka pasur kritika edhe ndaj opozitës.
“Opozita është e tronditur nga rezultati zgjedhor. Opozita është në një periudhë post-traumatike” – tha Muhaxheri, transmeton Gazeta Politika.
Tutje, Muhaxheri ka vlerësuar se Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, do të zbulojë një tjetër rrugë të re për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Në bazë edhe të trajektorës së tanishme dhe përvojes do ta zbulojë një udhë të re për ta bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit. Ndoshta edhe të qeverisë” – tha Muhaxheri.



