
Deputetja në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka folur në lidhje me situatën politike në Ballkanin Perëndimor.
Javën e kaluar, Kearns prezantoi një raport rreth situatës në Bosnje dhe Hercegovinë, duke vlerësuar se kërcënimi i konfliktit në Ballkanin Përëndimor gjithmonë mbetet i pranishëm.
“Ne në këtë vend nuk guxojmë të lejojmë që Ballkani të na largohet nga sytë. Kërcënimi i konfliktit mbetet gjithmonë i pranishëm”, theksoi Kearns gjatë fjalimit.
The threat of conflict in the Balkans remains ever-present.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 6, 2026
At the Council of Europe last week I urged the international community to come together and commit ourselves to a safe and stable Bosnia, firmly rooted in the community of Europe where it deserves to be. pic.twitter.com/rv8HxXlzQV



