Ferguson: Kosova të themelojë Asociacionin, Serbia të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka folur në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka vlerësuar se përgjegjësia është e përbashkët.

banner

Tutje, Ferguson ka përmendur formimin e Asociacionit nga Kosova.

“Unë mendoj se përgjegjësia është e përbashkët. Pra, ajo bie mbi udhëheqësit si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Në Kosovë, për shembull, ne e kemi thënë shumë herë se Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 ende nuk është përmbushur. Asociacioni i komunave me shumicë serbe ende nuk është krijuar dhe ne mendojmë se kjo duhej të kishte ndodhur shumë vite më parë. Ne duam që kjo të ndodhë” – tha Ferguson.

Ambasadori britanik ka theksuar edhe përgjegjesitë e Serbisë.

”Por ka edhe detyrime që Serbia duhet t’i përmbushë. Ka çështje që lidhen, për shembull, me mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ne kemi parë përpjekje të vazhdueshme nga Serbia për të parandaluar anëtarësimin në organizata të ndryshme”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.