
Nezir Kraki, deputet i VV, ka folur rreth zgjedhjeve në Serbi, të cilat i fitoi Lista Studentore.
Duke folur për Ekonomia Online, Kraki ka vlerësuar se ndryshimet politike në Serbi janë lajm i mirë për popullin serb.
“Nuk ishte fundi i Vuqiçit, po fundi i epokës së Millosheviçit. Por kjo nuk do të thotë që mendësia e Millosheviçit, ekspansioniste, pushtuese, pretenduese në fakt, historikisht e falsifikuar, mbi Kosovën, mbi tokën shqiptare, nuk ka me vazhduar me jetu në skenën politike serbe” – tha Kraki.



