
Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për të dënuar ish-krerët e UÇK-së në total 180 vite burg.
Kurti ka shkruar se një kërkesë e tillë nuk mbështetet në asnjë standard ndërkombëtar.
“Ne nuk kemi pasur kurrë plan shfarosje të asnjë populli tjetër apo të civilëve. Kërkesa e sotme e Prokurorisë në Hagë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së nuk mbështetet në ndonjë standard të pranuar ndërkombëtar të dënimit. Ajo injoron plotësisht kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë këtë çështje në një vakuum juridik, duke shkëputur veprimet nga realiteti i një lufte çlirimtare” – ka shkruar Kurti, ndër të tjera.



