
Ilir Deda, analist i njohur në Kanal 10, ka komentuar dokumentin që iu gjetë në telefon Fatmir Shehollit, i akuzuar si spiun i BIA.
Duke komentuar dokumentin rreth radikalizmit islamik, Deda tha se nuk është shkruar nga dikush që e ka serbishten gjuhë amtare.

Postimi i plotë:
Teksti “Top Secret 2” NUK është shkruar nga dikush që serbishten e ka gjuhë amtare.
Pikë së pari, ka përzierje të dialektit të ekavicës dhe ijekavicës. Së dyti, përtej gabimeve të shumta gramatikore, ka gabime te rasat, parafjalët, renditja e fjalëve, kohët, etj.
Për shembull “dole na Kosmet”, “deca i mladih”, “u tuđu zemlju”, “deo Kosmeta izgleda će kao Kandahar”, “kad se to postiže”, “najbogati i najmoćnih šiptari”, “na što vidljiva mesta”, “sa time” etj etj janë të gjitha gabim. Askush që e ka serbishten gjuhë amtare nuk do ti shkruante dhe të gabonte aq shumë në bazëne gjuhës së vet.
Ky tekst më shumë duket si një përkthim i dobët në serbishte të dobët, sesa tekst i shkruar në serbisht.
Për mua, autori apo autorët e këtij teksti duhet medeomos të zbulohen në këtë aferën e spiunazhit.



