
Presidentja Osmani mirëpret këngëtaren e madhe shqiptare, Shkurte Fejza.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza. Takimi u cilësua si i ngrohtë dhe domethënës, duke vënë në pah kontributin e çmuar të artistes ndër vite në kulturën dhe identitetin kombëtar.
Pas takimit, Shkurte Fejza ndau me ndjekësit e saj në Facebook një mesazh vlerësues për Presidenten Osmani. “Një takim i ngrohtë me Presidenten, znj. Vjosa Osmani, ku arti, sakrifica dhe forca e gruas në shërbim të shtetit kuptohen me pak fjalë”, ka shkruar ajo.



