
Afërdita Hajrizi dhe Uran Ismaili pritet t’i nënshtrohen sot procesit të betimit në seancën e Kuvendi i Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fillim të seancës së sotme parlamentare ka njoftuar për dy deputetët e rinj që do t’i nënshtrohen procesit të betimit.
Sipas saj, bëhet fjalë për deputeten Afërdita Hajrizi dhe deputetin Uran Ismaili, të cilët pritet të marrin zyrtarisht mandatin e tyre në Kuvend.
Haxhiu ka sqaruar procedurën, duke i ftuar ata që, pasi ajo të lexojë tekstin e betimit si kryetare e Kuvendit, në fund të deklarojnë “betohem”, në përputhje me rregulloren dhe praktikën parlamentare.



