Haradinaj: Është në nderin e Kosovës ta rikthejë Hashim Thaçin në postin e presidentit

Ramush Haradinaj, ish-kryetar i AAK, ka folur rreth aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK.

Haradinaj ka përsëritur idenë se duhet rikthyer Hashim Thaçin në postin e presidentit, qoftë edhe një ditë.

banner

“Me Thaçin i kam pas dallimet e mia, por është në nderin e Kosovës me u rikthy në postin e presidentit, sepse ai u mor nga posti i presidentit dhe do të ishte në nderin tonë me e kthy të paktën për një ditë. Kosova e ka borxh me i thanë, prej këtu ke shku, këtu kthehu.”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka shtuar se beson se shumë deputetë do ta votonin Thaçin për president të vendit.

“Thaçi është marrë nga institucioni i Presidencës së vendit. Kthimi i tij në këtë post, do të ishte një dëshmi se ne dimë t’i bëjmë disa veprime në përputhje me interesin kombëtar.”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.