
Edina Avdiut, gazetare e RTK-së, i është ndërprerë kontrata nga Radiotelevizioni i Kosovës pas tri viteve në edicionin qendror të lajmeve.
Në një reagim publik, Avdiu ka konsideruar se vendimi është tërësisht të padrejtë, i motivuar politikisht dhe në shkelje flagrante të ligjit.
Për më shumë, ky vendim për largimin e Avdiut erdhi në muajin e pestë të shtatzanisë, për çka, tregon Avdiu, “eprorët e mi ishin në dijeni.”
Për më shumë, lexojeni postimin e plotë të gazetares Avdiu:



