
Në fotografi shihen edhe Bujar Bukoshi dhe Fehmi Agani.
Publicisti dhe analisti politik, Veton Surroi, ka publikuar një fotografi të rrallë me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ish-sekretaren amerikane të Shtetit Madeleine Albright, si dhe me ish-kryeministrin Bujar Bukoshi dhe akademikun Fehmi Agani.
Përmes këtij postimi, Surroi ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke kujtuar periudhën e angazhimit diplomatik dhe politik për lirinë dhe shtetësinë e vendit.



