18 vjet nga njohja e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kujton deklaratën e Condoleezza Rice të 18 shkurtit 2008.

Sot mbushen 18 vite që nga dita kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës formalisht dhe zyrtarisht njohën Kosovën si shtet të pavarur, një ditë pas shpalljes së Pavarësisë në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt 2008.

banner

Me këtë rast, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë publikoi një komunikatë për të shënuar 18-vjetorin e njohjes amerikane, duke rikujtuar deklaratën e bërë më 18 shkurt 2008 nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice.

“Sot, 18 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e kanë njohur zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku njerëzit e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. ‘Ndërsa Kosova sot fillon jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i saj i ngushtë’”, thuhet në deklaratën e cituar nga ambasada.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.