
Gazetari Mirlind Behluli ka propozuar që shtëpia e Arlinda Zekajt të shndërrohet në muze, ku do të dokumentoheshin përpjekjet e saj për drejtësi dhe barazi, si dhe dështimi i institucioneve për ta mbrojtur.
Sipas tij, në muze duhet të ruhen letrat, komunikimet elektronike, dokumentet dhe audio-incizimet e Arlindës.
“Shteti i Kosovës duhet me bo shpinë e Arlinda Zekajt muze, ku përjetësohet historia e saj. Më saktë, lufta për drejtësi e barazi dhe dështimi i shtetit. Muze për një heroinë të kohëve tona”, ka shkruar Behluli.
Ai ka kërkuar që aty të publikohen edhe emrat e zyrtarëve që, sipas pretendimeve të tij, e neglizhuan rastin.
“Muze me krejt letrat e Arlindës, email-at, dokumentet, audio-incizimet e gjithçka tjetër. Aty le të shfaqen edhe emrat e Faruk Muqollit, policëve, prokurorëve, gjyqtarit që e neglizhuan rastin, që për pasojë kishte vrasjen e Arlindës”, ka shkruar Behluli.



