
“Të thirren edhe ata që kanë kaluar këtë proces për të marrë përshtypjet e tyre për mosrespektimin e të drejtave të njeriut nga gjykata speciale”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës të hënën miratoi në lexim të parë buxhetin për vitin 2026. Të premten do të votohet në lexim të dytë. /KP
Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare dhe peticione ka miratuar mes dy leximeve projektligjin për buxhetin për vitin 2026.
Pro projektligjit votuan gjashtë deputetë të mazhorancës, ndërsa kundër ishin katër deputetë nga opozita.
Debat në komision ngriti propozimi i deputetes së PDK-së, Sala Jashari që pensionet e disa kategorive, përfshirë veteranët të barazohen me pagën minimale.
Mirëpo deputetët nga LVV thanë se këto propozime do të shqyrtohen gjatë rishikimit të buxhetit muajin tjetër.



