Thaçi: Jam i pafajshëm dhe jam krenar për të kaluarën time

Ish-presidenti thotë se në proces “ka vetëm një të vërtetë” dhe e lidh kthimin e tij në Kosovë me masakrat e vitit 1998

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar fjalën e tij përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke deklaruar se në procesin gjyqësor ndaj tij “ka vetëm një të vërtetë” dhe se ajo dëshmon pafajësinë e tij.

banner

Në adresimin para trupit gjykues, Thaçi theksoi se për gati tri vite janë dëgjuar akuzat e prokurorisë, por edhe, sipas tij, e vërteta.

“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morbide ishte Slobodan Miloshevic”, ka deklaruar Thaçi.

Ai shtoi se, pas raportimeve për masakrat në Kosovë, kishte vendosur të kthehej në vend.

“Duke i parë masakrat në vendin tim nuk mund të qëndroja indiferent, vendosa të vij në Kosovë. Bëra atë që do të bënte secili prej jush. Për këtë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim edhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë”, ka thënë ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.