“Gracias Kosova”: 18 vjet burgim Endrit Nikës për vrasjen e të dashurës argjentinase

Magdalena Urdangaray, nëna e Maria Clara Urdangaray, e cila është vrarë në Kosovë  ka reaguar pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 18 vjet burgim Endrit Nikën për vrasjen e të dashurës argjentinase më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë.

“Përkundër të gjitha vështirësive, ka qenë e vështirë nga fillimi për ta rikthyer… por ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e prokurorit që gjithmonë është përpjekur ta zbulojë të vërtetën. Dhe sot e ka dëshmuar me të gjithë provat. Klara e ka marrë drejtësinë.  Faleminderit Kosovë, faleminderit gjithë shoqërisë që na mbështetën”, ka thënë ajo në duke mbajtur flamurin e Kosovës në duar.

banner

Ajo po ashtu ka deklaruar   se asgjë nuk mund t’i ngushëllojë për vdekjen e vajzës.

“Ajo vazhdon të jetë e vdekur, asgjë nuk mund të na ngushëllojë dhe ai vazhdon të jetojë. Vajza jonë mbeti e vdekur në formë më brutale”, përfundoi nëna e Claras.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.