
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, duket se nuk e ka “nijet” të ndalet as pas vendimit të Gjykatës Supreme amerikane.
Trump ka thënë se do të vendosë tarifë globale prej 15 për qind, teksa ka vazhduar kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Supreme që ia rrëzoi tarifat e mëhershme.
Të premten ai u shpreh se do ta zëvendësojë tarifën prej 10 për qind që u hodh poshtë nga Gjykata Supreme, me një të re në po atë vlerë.
Por të shtunën, në Truth Social, Trump njoftoi se kjo normë do të rritej në 15%, sipas BBC.



