Behrami: Lista Serbe është derivat për Vetëvendosjen, pa Serbinë janë politikisht të vdekur

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe ngërçit për konstituimin e Kuvendit, duke drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Behrami ka pretenduar se Lista Serbe i shërben politikisht Vetëvendosjes dhe se kjo parti e ndërton një pjesë të rëndësishme të narrativës së saj politike rreth Serbisë.

banner

“Lista Serbe është derivat për Lëvizjen Vetëvendosje. Pa Serbinë, pa Listën Serbe, Albini, Albani… janë politikisht të vdekur”, ka shkruar Behrami.

Ai e ka përmbyllur reagimin duke iu referuar 12 dhe 16 shtatorit.

“Tash palone deri më 12 dhe 16 shtator!”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.