Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidentit

Kreu i Partia Demokratike e Kosovës shpreh gatishmëri për koordinim parlamentar; theksohet nevoja për 2/3 e votave në Kuvend.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamzën.

banner

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë takimit Hamza ka shprehur gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar. Po ashtu, bëhet e ditur se është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe më gjerë, si dhe për nevojën e hapjes së një kapitulli të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, në të mirë të Republikës dhe pluralizmit partiak e demokratik.

“U diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik. Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit, për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”, thuhet në njoftim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.