Emini: Kosova të nisë debat të brendshëm për Asociacionin, jo negociata të ngutshme në Bruksel

Njohësja e politikës së jashtme, Donika Emini, ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të hapë një debat të gjerë dhe gjithëpërfshirës brenda vendit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në vend se të fokusohet menjëherë në negociata të nivelit të lartë në Bruksel.

Në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Emini ka thënë se rrethanat aktuale politike, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, nuk janë të favorshme për rikthim të shpejtë në dialogun e nivelit të lartë.

banner

Sipas saj, për shkak të tensioneve të brendshme në Serbi, zgjedhjeve të pritshme dhe zhvillimeve gjeopolitike, Kosova duhet të shfrytëzojë kohën për t’u “rikalibruar” në raport me dialogun.
“Jo të implementojë Asociacionin menjëherë, por të fillojë debatin për implementimin e tij brenda vendit”, theksoi Emini.

Ajo shtoi se ky debat nuk duhet të kufizohet vetëm me serbët e veriut, por duhet të përfshijë edhe serbët në jug dhe segmentet tjera të shoqërisë, në mënyrë që të shmanget, siç u shpreh ajo, “obsesionimi vetëm me një segment shoqëror”.

Emini vlerësoi se një proces i brendshëm dhe i mirëfilltë diskutimi do t’i japë Kosovës kohë dhe hapësirë për t’u përgatitur më mirë për fazat e ardhshme të dialogut me Serbinë, duke theksuar se komunikimi bilateral me Bashkimin Evropian duhet të intensifikohet paralelisht.
Sipas saj, një qasje e re ndaj BE-së, e ndërtuar edhe mbi marrëdhënie më të forta ndërpersonale në Bruksel, është thelbësore për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.