Besa Amzai: Studentët që protestonin në Maqedoni heshtën për Zvërnecin, sepse “partia e tyre është me Ramën”

Aktivistja Besa Amzai ka kritikuar një pjesë të studentëve dhe qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për mungesë reagimi ndaj protestave në Shqipëri kundër ndërtimeve në Zvërnec.

Sipas saj, shumë prej atyre që kishin reaguar për protestat studentore në Maqedoninë e Veriut nuk kanë bërë asnjë reagim për zhvillimet në Shqipëri.

banner

“Asnjë prej tyre nuk ka bërë një postim për protestat në Shqipëri”, ka shkruar Amzai.

Ajo vlerësoi se reagimet e tyre janë të lidhura me interesa partiake dhe jo me çështje kombëtare apo qytetare.

“Nuk e kanë për gjuhën as për kombin e atdheun. Por për partinë”, deklaroi ajo.

Amzai tha se protestat në Shqipëri nuk janë partiake, por qytetare dhe rinore.

“Në Shqipëri nuk është partiake, është ngrit rinia dhe nuk ndalet”, shkroi ajo.

Sipas saj, protestuesit në Shqipëri janë kundër “trekëmbëshit Rama-Berisha-oligarkia”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.