Vjosa Osmani: Emri im nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve

Vjosa Osmani ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit e LDK-së pas zgjedhjeve, duke thënë se rrugëtimi politik vazhdon me fokus te stabiliteti institucional dhe balancat demokratike.

“Nga zemra, ju faleminderit”, ka shkruar Osmani.

banner

Ajo falënderoi qytetarët për votën, mbështetjen dhe pjesëmarrjen në procesin zgjedhor.

“Ndihemi mirënjohës për secilin prej jush që besoi se politika mund të jetë dinjitoze”, deklaroi ajo.

Osmani tha se gjatë fushatës kanë dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e qytetarëve për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të bashkuar.

Sipas saj, pjesëmarrja në zgjedhje kishte për qëllim të ndihmonte në ringritjen e LDK-së dhe krijimin e balancave demokratike në vend.

“Në këto zgjedhje kam marrë pjesë me qëllim që të ndihmoj në ringritjen e LDK-së”, u shpreh Osmani.

Ajo ritheksoi se emri i saj nuk do të jetë pengesë për krijimin e institucioneve.

“Emri im as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve”, deklaroi Osmani.

Në fund, ajo tha se kontributi i saj do të fokusohet në daljen nga kriza politike dhe ndërtimin e institucioneve që mbrojnë shtetin, demokracinë dhe aleancat strategjike të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.