
Seanca mund të nisë në orën 13:00 ose në mbrëmje, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të arrihet konsensus.
Sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri, në një zhvillim që ka ngjallur interesim të madh në vend.
Burime të “Indeksonline” brenda Kuvendit bëjnë të ditur se seanca mund të ftohet në orën 13:00 ose në orët e mbrëmjes. Para saj, kryeministri Albin Kurti pritet të zhvillojë një raund diskutimesh me krerët e opozitës, Bedri Hamza (PDK) dhe Lumir Abdixhiku (LDK).
Përgjatë ditëve të fundit, takimet e Kurtit me këta liderë nuk kanë qenë të pakta, por ende nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë dakordim konkret për kandidaturën për president/e.
Mbetet të shihet nëse gjatë seancës së sotme do të ketë propozime zyrtare dhe nëse do të arrihet konsensus mes partive parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.



