
Publicistja thotë se rritja e pagës minimale nuk ka ndjekur ritmin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë.
Publicistja Flaka Surroi ka reaguar për rritjen e çmimeve dhe ndikimin e tyre në fuqinë blerëse të qytetarëve në Kosovë.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka bërë një krahasim mes çmimit të mishit të bluar në vitin 2021 dhe atij në vitin 2026. Sipas saj, në mars të vitit 2021 një kilogram mish i bluar kushtonte rreth 5 euro, ndërsa në mars të vitit 2026 çmimi i tij ka arritur në 15 euro për kilogram.
“Tre herë është rritur çmimi i mishit nga 2021”, ka shkruar Surroi, duke e përdorur këtë shembull për të ilustruar rritjen e kostos së jetesës.
Ajo gjithashtu e lidhi këtë rritje me pagën minimale në vend, duke theksuar se në vitin 2021 paga minimale ishte 170 euro, ndërsa në vitin 2026 është 425 euro.
Në reagimin e saj, Surroi ironizoi edhe debatin politik në vend, duke thënë se pavarësisht rritjes së çmimeve, vëmendja po përqendrohet kryesisht te zhvillimet politike dhe zgjedhjet.
Postimi i saj ka nxitur diskutime në rrjetet sociale rreth rritjes së çmimeve dhe fuqisë blerëse të qytetarëve.
Postimi i saj i plotë:
Te i njëjti mishshitës –
Mars 2021 – 5€ kg i mishit të bluar
Mars 2026 – 15€ kg i mishit të bluar
2021 – rroga minimale 170€ ose 34kg mish
2026 – rroga minimale 425€ ose 28,3kg mish
Në Kosovë nuk ka inflacion, apo?
Me rëndësi kush po bëhet kryetar edhe kush po na çon në zgjedhje
Ps – jo, nuk e ndërroj mishshitësin



