Burim Ramadani: Free nga regjimi Kurti-Dejona, deputetët e VV-së s’kanë liri të fjalës

AAK-ja ka mbajtur një aksion simbolik kundër VV-së, të cilin simbolikisht e kanë qujatur “Free nga regjimi Kurti-Dejona”.

Në një prononcim për media, Burim Ramadani, deputet i AAK-së, ka vlerësuar se deputetët e VV-së nuk kanë liri të fjalës.

banner

“Mëngjesin e sotëm kemi ekspozuar atë që po ndodh. Këtë aktivitet sot e kemi quajtur ‘Regjim parti, regjim shtet’. Dhe pyetja themelore është: a keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë deputet ose deputete të Vetëvendosjes që e flet mendimin e tyre? Përgjigja është jo, sepse partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt, pra është jodemokratike, dhe ky nuk është problem veç i kufizuar veç në Vetëvendosje. Problemi këtu është se i njëjti model po tentohet në mënyrë të egër të vendoset në të gjitha institucionet e Kosovës, përkatësisht ky model me grusht të hekurt po tentohet të vendoset në shtetin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.