Kompromisi i Kurtit për ligjin për të huajt, Vuçiqi: Është një lehtësim për serbët, i di detajet teknike

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka bërë një kompromis në lidhje me ligjin për të huajt, duke ua mundësuar serbëve që të regjistrohen për leje të përkohshme deri në 12 muaj.

Ky lëshim erdhi pas vizitës të të dërguarit special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, në zyrën e Kurtit.

banner

Për këtë zhvillim ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka theksuar se është një lehtësim për serbët në Kosovë.

“Nuk ka zgjidhje të bukura e të lehta, por kjo është një lehtësim për ta. Është arritur një model, unë i di detajet teknike. Brenda shtatë deri në dhjetë ditësh do të shkoj në pikat kufitare për të biseduar edhe më tej me popullin tonë, që të takohemi në Rashkë”, paralajmëroi Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.