Ambasadori i Shqipërisë e mohon se Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga Edi Rama

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka mohuar raportimet se Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë, është shpallur person i padëshiruar në Tiranë.

Në një prononcim për media, Malaj ka vlerësuar se një gjë e tillë nuk qëndron.

banner

“Ambasada nuk konfirmon asgjë të tillë. Në media qarkullojnë shpesh hamendësime nga më të ndryshmet, të cilat ne nuk i komentojmë më tej. Nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të tillë.Marrëdhëniet tona me Kosovën dhe me qeverinë e saj janë të qarta, të forta dhe gjithëpërfshirëse, siç është theksuar së fundmi edhe nga Ministri Hoxha në bisedën e zhvilluar me Ministrin Konjufca”, shprehet Malaj për Top Channel, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.