
Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme, ka dënuar sulmet e huthive të Jemenit mbi Arabinë Saudite.
Ambasada e Kosovës në Arabi Saudite ka lëshuar një reagim publik në emër të Konjufcës.

Postimi i plotë:
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij, z. Glauk Konjufca:
“Sulmet e vazhdueshme të huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë përpjekjet për sulme ndaj Riadit dhe qytetit të shenjtë të Mekës, përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm që e dënojmë fuqishëm.
Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Arabinë Saudite dhe @KSAmofaEN. Rikonfirmojmë mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë. Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile duhet të ndalen, ndërsa liria e lundrimit duhet të respektohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.” 🇽🇰🇸🇦



