Foda pas humbjes ndaj Turqisë: Jam krenar me ekipin, nuk e mendoj largimin

Përzgjedhësi i Kosovës falënderoi tifozët për përkrahjen dhe tha se objektivi mbetet kualifikimi në Evropian.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i zhgënjyer pas humbjes ndaj Turqisë, por njëkohësisht ka vlerësuar paraqitjen dhe angazhimin e futbollistëve të tij.

banner

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri gjerman deklaroi se skuadra ka treguar karakter dhe përkushtim në fushë, duke theksuar se është krenar me mënyrën se si lojtarët e kanë përfaqësuar Kosovën në këtë rrugëtim.

“Sot jemi të gjithë të mërzitur, ishte e mundur edhe ndaj Turqisë. Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se e kemi përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Foda.

Ai falënderoi gjithashtu tifozët për mbështetjen e madhe, si ata që ishin në stadium ashtu edhe ata që e ndoqën ndeshjen nga jashtë.

“Falënderoj të gjithë tifozët e Kosovës. Më e rëndësishmja është që populli i Kosovës ta ndjejë se në fushë është një ekip që e jep shpirtin për vendin”, u shpreh ai.

Foda foli edhe për të ardhmen e tij në krye të përfaqësueses, duke e bërë të qartë se nuk e ka në plan të largohet nga posti i trajnerit.

“Jo, nuk e mendoj largimin. Qëllimi ishte kualifikimi për Kampionatin Evropian të Futbollit dhe jo për këtë Botëror. Gjërat shkuan më shpejt sesa menduam, ishim vetëm një ndeshje larg”, tha ai.

Sipas Fodës, objektivi i Kosovës mbetet i pandryshuar – kualifikimi në Kampionatin Evropian.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.