
Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, është pritur me lule nga stafi i Presidencës, institucion që do të udhëhiqet nga Haxhiu për gjashtë muaj si ushtruese e detyrës.
Haxhiu ka shpërndarë një video nga mikpritja e stafit.
“Ju uroj shëndet e punë të mbarë dhe uroj që secili në këtë institucion ta bëjë e të japë më të mirën nga vetja”, iu tha Haxhiu atyre.



