
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të arrijë marrëveshje gjatë ditës, duke thënë se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte”, nëse nuk arrihet marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se “një qytetërim i tërë mund të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më”, duke shtuar se nuk dëshiron që kjo të ndodhë, por se një skenar i tillë është i mundshëm.
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku do të mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të mençura dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionarisht e mrekullueshme – kush e di? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite shantazh, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit!”, ka shkruar Trump në Truth Social.



