Albulena Haxhiu njofton për vdekjen e babait: Ishte shtylla jonë e mbështetësi im më i madh

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes njofton për humbjen e prindit përmes një mesazhi prekës.

Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, ka njoftuar për vdekjen e babait të saj.

banner

Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo ka bërë të ditur se ka humbur mbështetësin e saj më të madh, duke e përshkruar atë si shtyllën më të fortë të familjes.

“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo theksoi se babai i saj ishte njeriu që i mësoi respektin për të tjerët dhe që me dashuri i mbante gjithmonë të bashkuar si familje.

“Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar”, ka shtuar ajo.

Në fund të mesazhit, Haxhiu u shpreh se do ta kujtojë gjithmonë babanë e saj dhe se mungesa e tij do të jetë e madhe.

“Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë”, përfundoi ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.